Misioni Vlerësues i Bashkimit Evropian  viziton AME-në
Misioni Vlerësues i Bashkimit Evropian  viziton AME-në

Misioni Vlerësues i Bashkimit Evropian viziton AME-në

Krijuar në datën 10/15/2025

Prishtinë, 13-17.10.2025

Në selinë e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent ka filluar punën Misioni Vlerësues i Bashkimit Evropian për vlerësimin e sistemit të menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

Ky proces është rezultat i përgatitjeve disa mujore dhe i koordinimit të ngushtë ndërmjet Agjencisë së Menaxhimit Emergjent dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, Drejtori Ekzekutiv i AME-së, z. Genc Metaj, iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, duke i falënderuar për bashkëpunimin dhe duke ofruar mbështetjen e parezervë të zyrtarëve të Agjencisë në realizimin e këtij procesi të rëndësishëm vlerësues.

Të pranishëm në takim ishin edhe dy zyrtarë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për këtë proces.

Ky aktivitet do të zgjasë gjatë gjithë javës, gjatë së cilës do të zhvillohen takime me institucionet përkatëse të të dy niveleve të qeverisjes.